E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ballkani i Hapur/ Bamir Topi me rezerva: Kam dyshime për Francën

Ish-Presidenti Bamir Topi ka shprehur rezervat e tij përsa i përket Ballkanit të Hapur.

Topi ka sjellë në kujtesë vizitën e Presidentit francez Macron në Beograd e më pas vizitën e kryeministrit Rama në Francë dhe ndre dyshime mbi zhvillimet.

“Askush nga politikanët apo studiuesit në Shqipëri nuk e kthen vëmendjet te vizita e Macron në Beograd. Mbasi u prit me madhëshi duke evokuar edhe miqësi tradicionale historike, patjetër që Presidenti francez u angazhua për hapjen e nje zyre politike në Beograd dhe pas asaj ftohet Edi Rama në Élysée dhe si të mos e kem unë një dyshim? 

 

Asnjë personalitet francez nuk ka ardhur në Shqipëri, ke plot personalitete nga SHBA e BE , nuk ju bën përshtypje kjo? 
Kur thua Ballkani i Hapur të gjithë duan të lëvizin të lirë por kur vjen puna tek problemi politik këtu gjërat pastaj ndryshojnë.” – u shpreh ish-Presidenti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë