E diel, 27 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ballkani fiton derbin shqiptar ndaj Shkupit në Conference League, pas një jave sfida e kthimit

Ballkani fitoi 2 me 1 derbin shqiptar ndaj Shkupit në fazën e play off-it të Konferencë Ligë. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Todor Proeski” duke dhuruar  emocione dhe gola të bukur.

 

Shkupi e nisi  vrullshëm ndeshjen  me disa raste dhe në minutën e 19 Adetunji  zhbllokoi rezultatin me  një top të harkuar mjaftë mirë nga Alvarez. I menjëhershëm ishte reagimi i Ballkanit: pas një kundërsulmi  Rrahmani u la i lirë e ia doli të barazoje rezultatin.

 

Shkupi kërkoi golin e avantazhit por portieri  Ljuljanovic u tregua i vëmendshëm. Megjithatë në fraksionin e dytë ishte nje gol i shkelqyer i Meriton Korenica, qe i dha fitoren e cmur miqve nga Suhareka.

 

Ballkani tashmë është më pranë kualifikimit në fazën e grupeve, por kjo gjë do të vendoset pas një jave, kur do të presin Shkupin  në shtëpi.

Vazhdo të lexosh