Pas shtyrjes së seancës gjyqësore për protestën e “Astirit”, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu deklaroi se lirohen njerëz të dënuar përjetësisht, ndërsa qytetarët e thjeshtë enden nëpër gjykata.

 

“Kjo seancë u shty pasi bëhet për të presionuar Klevisin dhe banorët. Në rastin konkret kemi mbështetjen e qytetarëve. Ndaj këtyre presioneve. Janë afro 100 çështje nëpër dyert e gjykatave nga banorët e Astirit. Lirohen nga gjykata njerëz të dënuar përjetësisht, ndërsa këta qytetarët enden në gjykata. Këta qytetarët nuk i sjell ligji në gjykata, por Edi Rama. Prokuroria nuk ka sjellë prova për çfarë më akuzon. Më thanë se kam thyer krahun e një polici, por polici është zhdukur me gjithë krah.”

 

Ai ka akuzuar edhe prokuroren Elisabeta Imeraj, për të cilën tha se banesa e saj, edhe pse preket nga projekti i “Unazës së Re”, nuk është shembur. Ndërsa publikoi edhe banesën me pretendimin se i përket prokurores.

 

“Shtëpia e prokurores Elisabeta Imeraj është e vetmja shtëpi që rastësisht nuk preket nga projekti i Unazës. Kjo është shtëpia e familjes së Elisabeta Imerajt. Këtu nuk ka më gjykata por ka vetëm një grup kriminel. Këto gjyqe po shfrytëzohen për presione politike. Paratë e tyre po u jepen salillarëve. Taksat e qytetarëve po u jepen Salillarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *