E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balliu-Ramës: Fuqizimi i krimit, arritja jote më e madhe në këto 6 vite

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu shprehet se fuqizimi i krimit është arritja më e madhe e kryeministrit Edi Rama në këto 6 vite qeverisje.

 

Në një postim në “Facebook”, Balliu akuzon kreun e qeverisë për vjedhje votash përmes krimit, ndërsa shtoi se Rama nuk e mbulon dot partneritetin e tij me bosët kryesorë të krimit të organizuar në Shqipëri.

 

“Kryeministri i votave të vjedhura me krimin l, nuk e mbulon dot partneritetin e tij me bosët kryesorë të krimit të organizuar në Shqipëri. Në qeverinë e tij, kriminelët kanë pastruar paratë e tafikut të drogës me leje ndërtimi, me tendera dhe koncesione. Është mbështetja politike e qeverisë së Edi Ramës që ka fuqizuar krimin shqiptar, për të cilin flet kreu i antimafies Italiane”, tha Balliu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë