Subscribe

Ish deputeti Klevis Balliu dhe Sekretari për cështjet ligjore në PD, Clirim Gjata depozituan sot në prokurori një kallezim penal për projektin e Unazës së Re.

Më pas ata iu përgjigjen interesimit të mediave pas daljes nga organi I akuzës.

 

Klevis Balliu tha se PD ka dorëzuar fakte konkrete pse e quan këtë projekt korruptiv dhe abuziv. Ai shtron edhe pyetjen sesi ka mundësi që një kompani që hetohet për lotin numër 2, del fituese tek loti numër një i Unazës së Re.

 

 Sot bëmë kallzimin penal për projektin e korruptuar i cili po bën gjenocid tek Unaza e R. Ky është kallëzimi penal drejtuar institucioneve të prokurorisë, ky është mali me dokumenta, që janë prova dhe fakte që ky projekt ka vetëm një qëllim, kullat dhe jo rrugën, vjedhjen dhe jo rrugën. Ka për qëllim të mbushë xhepat e pushtetarëve dhe oligarkëve.Unë ju bëj një pyetje dhe ju ftoj të më jepni një përgjigje. Si ka mundësi që kompania Salillari e cila është aktualisht nën hetim tek loti nr.2, ka fituar tenderin tek loti nr 1, i të njëjtit projekt? Dhe këto prova ia kemi dërguar Prokurorisë.

 

Balliu rëndit edhe shkeljet ligjore të projektit të Unazës së Re.

 

 

Ju ftoj të nxirrni të gjitha dokumentat që ka publikuar Partia Demokratike për sa i përket aferës korruptive tek Unaza e Re. Që nga shkelja e ligjit të sponsorizimeve AVE Consulting, shkelja e ligjit për të bërë një projekt pa bërë studimin teknik që duhet një gjeodet e faktuar nga dokumentat zyrtare të qeverisë që Kompania AVE Consulting nuk ka gjeodet, pra topograf për të bërë projektin. Nuk është bërë konsulti mjedisor me qytetarët pavarësisht se banorët kishin një vit e 15 ditë që kërkojnë dialog.Të gjitha aferat korruptive, aferat e falsidfikuara, shkeljet ligjore dhe shkeljet e VKM të kësaj qeverie, sot janë faktuar dhe janë provuar.Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet dhe të pëzullojë punimet tek Unaza e Re.Këtu po bëhet fjalë për jetë njerëzish. Po kalohet nga një mision për unazën, në mision humanitar.Ata po shkatërrohen, po goditen, po u hidhet gaz lotsjellës, po dhunohen, po u shkatërrohen shtëpitë, për shkak të një projekti korruptiv i cili ka për qëllim të prishë foletë e fëmijëve të banorëve për të ndërtuar kështjellat e oligarkëve dhe pushtetarëve të inkriminuar.

 

Ish deputeti i PD I kërkon prokurorisë që të pezulloje urgjentisht punimet tek Unaza e Re me Lotin 1 sic bëri në rastin e skandalit të DH.

 

Prokuroria duhet të pezullojë punimet tek Unaza e Re siç bëri me DH-në, nisi hetimet dhe pezulloi punimet.Të pezullojë urgjentisht tenderin  e Salillarit sepse është në konflikt të pastër interesi sepse nuk mund të jesh nën hetim tek Loti i dytë dhe të fitosh tender tek Loti 1.Nqse prokuroria nuk merr pjesë atëherë këta prokurorë po presin të marrin hyrje falas tek ato pallatet që po ndërtojnë oligarkët atje.

 

 

 

Edhe Çlirim Gjata tha se shkeljet në këtë projekt janë flagrante dhe vetem ndërhyrja e qeverisë mund të bëjë që prokuroria të mos reagojë në këtë rast pas kallëzimit të PD. Ai shton se projekti po bëhet vetëm për tu përfituar troje ndërtimi me vlerë 900 milion euro.

 

 Shkeljet janë kaq të rënda dhe kaq shumë i kanë futur duart në këtë mega-korrupsion, vetëm vullneti politik i qeverisë mund ta bëjë këtë prokurori që të mos hetojë e mos të vendosë përpara përgjegjësisë, kaq flagrante janë shkeljet.Të bësh gjithë këtë projekt korruptiv, të nxjerrësh njerëzit jashtë, vetëm e vetëm për të fituar troje të cilat shkojnë deri në 900 milionë euro, pastrim parash të krimit të organizuar dhe pisllëqeve të tjera ku janë përzier qeveritarë, kompani, administratorë, projektues. Është një megakorrupsion dhe ata njerëz që dolën në protestë e kanë nxjerrë zbuluar.Urgjent duhet të ndërpriten punimet. Prokurori duhet të shkojë vetë atje dhe të vendosë pezullimin e punimeve dhe të mbahet përgjegjësi për atë çfarë po ndodh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *