Subscribe

Pavaresisht krizës së shkaktuar në vend nga djegia e mandatave të opozitës, Partia Socialiste vijon përgatitjet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Këtë herë, Taulant Balla është ndalur ne Qarkun e Beratit, nga ku ka ripërsëritur qëndrimin e mazhorancës.

 

Jemi sot para socialistëve të Beratit për t’ju thënë se ne nuk kemi në plan të tërhiqemi. Ne nuk kemi në plan të ndajmë përsëri qeverinë me Lulin se Luli nuk fiton dot zgjedhjet! Kjo është e paimagjinueshme. Ne duam të përballemi me Partinë Socialiste, por PS-ja të mos ketë Edi Ramën! Kjo nuk ka kuptim. Kjo është e papranueshme, prandaj nga sot e deri në 2021 dhe pas 2021-isht ne do jemi në qeveri kurse Luli në Hollandë.

 

Duke u ndalur tek protestat përpara parlamentin, Balla kishte vetëm një paralajmërim për opozitën.

 


Një gjë po ja them nga Berati, Lulit, Monikës dhe Saliut, mos guxoni të bllokoni rrugën europiane të Shqipërisë. Përballja me drejtësinë nuk ju shpëton pavarësisht se çfarë skenarësh mund të keni. Kush guxon të godasë institucionet, të dëmtojë demokracinë në Shqipëri, të dëmtojë të ardhmen tonë europiane do të marrë ndëshkimin që meriton.

 

Kreu i grupit parlamentar socialist ishte shoqëruar në keto takime nga drejtuesi politik i qarkut të Beratit, Blendi Klosi si dhe kandidati tashmë i partisë socialiste për Bashkine e Beratit Ervin Demo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *