Balla: Vijon dërgimi i ushqimeve derë më derë për të moshuarit e vetmuar në Elbasan

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pohoi se vijon dërgimi i ushqimeve në Elbasan për të moshuarit që jetojnë vetëm.
Ai vuri theksin tek rregullat që duhen respektuar nga qytetarët, për të cilat tha se respektimi I masave do ta lehtësojë betejën me koronavirusin.
“Edhe sot vazhdon dërgimi i vakteve ose ushqimeve bazë derë më derë për të moshuarit e Elbasanit që janë vetëm! Askush s’do mbetet kurrë vetëm – distanca sociale veç na lehtëson betejën, duke mos harruar solidaritetin! Telefono të moshuarit pranë teje për kujdes! Me ndihmën e zotit, ne do të dalim më të mirë dhe më të fortë nga kjo luftë! Frikë aspak, kujdes po!”
https://www.facebook.com/b.taulant/videos/561280754501616/?t=1




