Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla uroi kreun e VV, Albin Kurti dhe kryetarin e LDK, Isa Mustafa për arritjen e marrëveshjes për qeverinë e re. Përmes një postimi në “Facebook”, Balla tha se kjo marrëveshje është historike sepse koiçidon edhe me “aksionin” e 30 viteve më parë për të pajtuar popullin kosovar.

 

“Sot 30 vite më parë, më 2 shkurt 1990, me nismën e profesorit Anton Çeta dhe të studentëve të Universitetit të Prishtinës, nisi në Kosovë aksioni i madh i pajtimit të gjaqeve. Me në krye Anton Çetën, qindra profesorë, studentë, aktivistë, njerëz të artit e kulturës mblidhnin në fusha e sheshe të mëdha popullin në çdo cep të Kosovës për të pajtuar ata që deri dje ishin në gjak mes tyre, për tu bërë miq e vëllezër. Urime udhëheqësve të VV dhe LDK që bënë të mundur që 2 Shkurti 2020 ta gjejë Kosovën me një marrëveshje kuptimplotë për Qeverinë e Re dhe vijimin e menjëhershëm të punës në rrugën e integrimeve europiane.”

 

Për nënshkrimin e marrëveshjes për koalicionin qeveritar Kurti dhe Mustafa morën urim edhe nga presidenti Ilir Meta. Ai përshëndeti marrëveshjen e kësaj të diele dhe shtoi se qeverinë e re e presin sfida të mëdha përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *