E premte, 18 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Politikë

Balla “tallet” me protestën e PD: Luli kishte mbledhur 19 vetë

Ilustrim · Vizion Plus

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shfrytëzoi fjalën e tij gjatë takimit në Cërrik në kuadër të turit të llogaridhënies për të ironizuar protesten e disa mbështetësve të PD në Elbasan kundër kryeministrit Rama.

 

 

“19 veta kishte mbledhur Lulzim Basha sot në Elbasan për të protestuar për vizitën e Kryeministrit nga të cilët dy kandidatë për kryetar në Partinë Demokratike.Turp i madh si e bëri Lulzim Basha Partinë Demokratike. Nga parti e idealeve të Dhjetorit, sot në një shoqatë që në një prej qarqeve më të mëdha të Republikës mbledh vetëm 19 veta për të protestuar kundër qeverisë.”

 

Balla akuzoi PD-në se po i bën protestat vetëm për qëllimet personale të dy individeve.

 

“Protesta nuk është gabim, por është gabim kur protesta shfrytëzohet për qëllime personale të Lulit apo Saliut. Dua t’ju them se do të kishte qenë shumë mirë nëse ne llogaridhënien e parë do ta kishim bërë në Kuvend në një debat sëbashku me opozitën për gjithçka ne kemi bërë në këto gjashtë muaj dhe si mund të mendojë opozita që ne mund ti bëjmë këto punë më mirë.Por ju e keni parë, opozita vjen në Parlament, bën teatër në “Facebook”, gjysëm ore dhe ikën. Kjo është punë e tyre ne kemi detyrë të raportojm para jush.”

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh