Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadoren e Francës, Elisabeth Barsacq.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se gjatë takimit i ka shprehur mirënjohjen ndaj Francës për mbështetjen ndaj procesit të zgjerimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe qëndrimin pozitiv të Presidentit Emmanuel Macron për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të imponuara tashmë nga konteksti gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës.

 

Sipas Ballës, mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së është një angazhim i rëndësishëm i cili do t’i japë impulsin e nevojshëm procesit të integrimit Europian.

 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kuvendi🏛🇦🇱📍Kënaqësi të prisja në një takim Ambasadoren e Francës🇫🇷 Elisabeth Barsacq.

Shpreha mirënjohjen ndaj Francës për mbështetjen ndaj procesit të zgjerimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe qëndrimin pozitiv të Presidentit Emmanuel Macron për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të imponuara tashmë nga konteksti gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës.

Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së është një angazhim i rëndësishëm i cili do t’i japë impulsin e nevojshëm procesit të integrimit Europian.

Mirënjohës për Marrëveshjen e arritur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për një mbështetje financiare të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore e cila kaloi në Kuvendin e Shqipërisë vetëm pak ditë më pare.

Gjatë takimit theksova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis parlamenteve tona në funksion të rritjes së kapaciteteve dhe shkëmbimit të eksperiencave.
🇦🇱🤝🇫🇷

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *