Subscribe

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka kërkuar që Gjykata të rikthejë në hetim çështjen e CEZ ku edhe janë akuzuar autoritete të larta deri tek ish Kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij.

Përsa i përket funskionimit të SPAK Balla pasi i ka uruar punë të mbarë tha se duhet të kryhen hetime të plota për dosje të pluhurosura të cilat presin drejtësi.

 

“Jam i informuar se janë më shumë se 140 dosje puna e parë e prokurorëve. Një ndër dosjet e para që unë i kërkoj SPAK duhet të jetë edhe kallëzimi i bëra nga ana e   Kuvendit të Shqipërisë lidhur me gjetjet e rapotit të Komisionit hetimor për privatizimin e OSSH ku janë kallëzuar autoritete të larta të qeverisë së asaj kohe nisur nga ish kryeministri Sali Berisha. Jemi informuar se prokuroria i është drejtuar gjykatës për mbyllje të këtij hetimi, dhe do t’i kërkoja gjykatës qa ta kthejë mbrapsh këtë çështje që të hetohet dhe të mos mbyllet pa u hetuar.”

 

 

Balla u ndal edhe tek puna e komisionit të Reformës Zgjedhore teksa u shpreh besimplotë se në zgjedhjet e 2021 të mos ketë me komisionere dhe numërues partiak.

 

“ Komisioni i Refomës Zgjedhore po bën një punë shumë të mirë, dhe jemi në përfundim të trajtimit të gjitha çështjeve që lidhen me Kodin Zgjedhor, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe demokratik, themeli i të cilit është depolitizimi i tre niveleve të administrimit të zgjedhjeve. Në zgjedhjet e 2021 të mos ketë më komisionerë apo numërues të propozuar nga partitë poliyike. Reforma zgjedhore do të kërkojë në vijim një transperencë të plotë të partive politike.

 

 

Sekretari I përgjithshëm I PS, sulmoi edhe presidentin Meta që sipas tij një ditë më parë doli në krah të një dënuari si Ervin Salianji duke I bërë karshillëk organeve të drejtësisë.

 

Qasja e një dite më parë e Presidentit të Republikës për të intimiduar gjyqtarë apo prokurorë, duke u solidarizuar me një të dënuar penal me një vit burg, e kam përjetuar me drithmërima. Përfundimi i procesit të ngritjes së SPAK, përfundimi i procesit të listimit të kandidatëve për inspektorin e lartë të drejtësisë, procesi i formësimit të gjykatës së re kushtetuese dhe gjykatës së lartë janë garancitë se reforma në drejtësi e miratuar nga Kuvendi në korrik 2016 dhe angazhimi i mazhorancës sonë për ta çuar këtë reformë përpara tregon se kush u betua se do ta bllokonte mori përgjigjen e duhur, dhe kush bërtiste se nuk po ecte mori përgjigjen e duhur.

 

 

Interesi i gazetarëve ishte edhe miratimi i ligjit “ anti shpifje” në kuved, që sipas Ballës, shërben edhe për vetë punën e gazetarit që të mos baltoset.

 

“Ligji kundër shpifjes është luftuar vetëm me shpifje, ligji kundër abuzimit në dëm të cilësisë së lartë në dëm të fjalës dhe lirisë së fjalës është luftuar me shpifje. Ne sot kemi një ligj kundër shpifjes, kemi një kuadër ligjor fillestar kundër shpifjes, që puna e gazetarëve të mos baltoset nga puna e ndonjë kolegu, të mos abuzohet. Ka plot media që ruajnë korrektësi, por ka edhe ndonjë media kryesisht perms operatorit të internetit të cilët abuzojnë duke zëvëndësuar atë me shpifje. Shpifja duhet luftuar, BE kanë marrë një sërë masash për të luftuar atë që quhet desinformim. Të dyja ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, janë 100 % të njehsuara nga OSBE, dhe dua gjithashtu tu sqaroj që edhe pse në të gjitha pritshmëritë tona, Presidenti i Republikës do ta kthejë atë mbrapsh, sepse edhe Lulzim Basha i dha urdhër Presidentit që ta kthejë atë mbrapsht, por ne në 20 janar do ta rivotojmë në Kuvendin e Shqipërisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *