E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla: Sjellja e opozitës jo ligjore, ka frikë nga SPAK dhe BKH

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla përmes një deklaratë për media shprehet se opozita  ka frikë nga krijimi i SPAK.

 

Reklamë

Ndër të tjera Balla ka thënë se në seancën e Kuvendit priten të kalojnë 2 vendime të rëndësishme.

 

“Urdhri i kryetarit të Kuvendit për thirrje të kësaj seanca është firmosur që dje. Seanca është vijim i seancës së programuar për ditën e enjte me të njëjtën përmbajtje. Sot pasdite Kuvendi do të shqyrtojë dy vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e dy institucioneve të drejtësisë së re KLGJ dhe KLP. Sa më shumë do të afrohet dita e konsolidimit të drejtësisë së re, sa më shumë afrohet dita për ngritjen e SPAK dhe BKH do të kemi këtë sjellje jo ligjore të opozitës.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë