Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas mesazhit të ambasadores së SHBA, Yuri Kim për zgjedhjen e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.  

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, numri dy i socialistëve u shpreh se ka pasur nga ata që tentuan të ndalonin miratimin e reformës në drejtësi 4 vjet më parë. Mirëpo, për Ballën, asgjë nuk mund ta ndalojë drejtësinë e re.

“Kishte ëndërrimtarë që u përpoqën të ndalonin miratimin e Reformës në Drejtësi katër vite më parë. Zbatimi i plotë i Reformës në Drejtësi dhe fillimi i menjëhershëm i BKH janë në rrugën e duhur. Asgjë nuk mund ta ndalë drejtësinë e re”, shkruan Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *