E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla për Bashën: Ai mund të gënjejë veten, por jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së krydemokratit Lulzim Basha, i cili tha se Parlamenti i ri do të votojë rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Përmes një postimi në “Facebook”, numri dy i socialistëve deklaroi se sot Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë gjithnjë, të premtoje çfarë i vjen ne radhën e takimeve, që sipas tij duken tamam si një hapesirë publicitare mes dy emisioneve të “gjumit të tij të paepur”.

“Ai që beri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me babain e tij politik rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famëkeq të Dick Marty mbi udhehëqesit e luftës çlirimtare të Kosovës, mund të gënjejë veten, po jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën! Sot Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë gjithnjë, të premtoje çfarë i vjen ne radhën e takimeve, që duken tamam si një hapesirë publicitare mes dy emisioneve te gjumit te tij te paepur. Po meqe te gjitha thote qe do t’i beje realitet ne 25 prill, po i themi se ne 25 prill do beje realitet vetem marrjen e një patateje te madhe nga zgjedhesit shqiptare.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë