Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se është ai që fshihet pas veprimeve të opozitës.

 

Nga Belshi, ku zhvilloi një takim me asamblenë e PS të kësaj bashkie, Balla tha se opozita i përdor këto lloj skenaresh sa herë që cënohen interest e Berishës apo familjes së këtij të fundit.

 

“Ne të gjithë e dimë se cili është Sali Berisha. Ne e dimë se çfarë metodash përdor dhe gjithçka ndodhi në 16 shkurt, gjithçka patë në ekranet e televizioneve janë skenar i përsëritur i një simbioze kriminale të Sali Berishës sa herë që cënohen interesat e tij apo të familjes”

 

Balla tha se PS do të vijojë të jetë në krah të SHBA dhe BE dhe se nuk do të bëjë “vetvrasje” politike si PD e LSI që tashmë kanë humbur mbështetjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *