Deputeti i Partisë Socialistë, Taulant Balla deklaron se sot shqiptarët kanë edhe më shumë arsye për t’i ribesuar PS-së drejtimin e vendit, duke e konsideruar si alternativën më të mirë.

Në një mesazh në “Facebook”, numri dy i socialistëve shprehet me bindje se Shqipëria nuk ka patur Kryeministër më të mirë sesa Edi Rama.

“Shqiptarët, sot nuk e kanë një alternativë më të mirë sesa Partia Socialiste🌹, madje sot ka edhe më shumë arsye për të na ribesuar drejtimin e vendit, më shumë sesa edhe tre vite më parë. Këtë njerëzit e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo sot s’na mjafton. Kundërshtari shumë i dobët dhe i pabesueshëm për t’i dhënë votën, nuk krijon një garë të mirëfilltë idesh, programesh dhe ekipesh. Zgjedhja sot në zemrat e shqiptarëve është e thjeshtë. Edhe në fletën e votimit në pranverë 2021 po aq. Shqipëria nuk ka patur dhe nuk ka një Kryeministër më të mirë sesa Edi Rama. Dhe Edi Rama do të jetë Kryeministër edhe për katër vitet e mandatit tonë të tretë. Jo pse përballë si kandidatë rivalë janë Saliu i veshur si Luli, Monika në vend të Ilirit, bashkë me Nardin, Dashin, Mediun apo Vangjel Dulen. Ne nuk do konkurojmë me ta. Ekipet tona në cdo qark nuk do të konkurojnë me ta, por me pritshmërirë e aleatit tonë të vetëm, njerëzit e thjeshtë.

Mes të tjerash, Balla nënvizon se konkurimi me lista të hapura ka sjellë si domosdoshmëri krjimin e një një dritareje për “thithjen e propozimeve nga baza socialiste dhe nga qytetarët”.

“Në mbledhjen me Asamblenë Socialiste të Bashkisë Prrenjas i informova se: “Gjatë tetorit-dhjetorit 2020 përmes komunikimit virtual do të merret opinioni nga anëtarësia e partisë në një kanal të posaçëm dhe nga qytetarët në një kanal tjetër mbi performancën e ministrave dhe deputetëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *