E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla në Bukuresht: Bashkëpunimi duhet të ngrihet në një nivel tjetër edhe në planin e shkëmbimeve tregëtare

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim në Kryeministrinë e Rumanisë.

 

Balla thekson se bashkëpunimi i i shkëlqyer në nivel politik mes dy qeverive tona duhet të ngrihet në një nivel tjetër edhe në planin e shkëmbimeve tregëtare.

 

“Bukuresht Pritja dhe takimi në Kryeministrinë e Rumanisë (Pallati Viktoria). Bashkëpunimi i shkëlqyer në nivel politik mes dy qeverive tona duhet të ngrihet në një nivel tjetër edhe në planin e shkëmbimeve tregëtare. Rumania është një prodhues i madh energjie dhe drithërash dhe në kontekstin e ri të krijuar global kemi plot mundësi bashkëpunimi”, shkruan Balla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë