E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Balla-Murrizit e Gjonit: Nuk ka dashuri për Bashën, por respekt për dialogun

Ilustrim · Vizion Plus

Seanca plenare e kësaj të enjteje ka sjellë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare në lidhje me çështjen e reformës zgjedhore.

 

Deputetët Myslim Murrizi dhe Ralf Gjoni hodhën akuza në drejtim të qeverisë se po flirtron me PD e LSI dhe se janë afër një marrëveshje mes tyre.

 

Por këto akuza janë hedhur poshtë nga kreu I grupit të PS, Taulant Balla, I cili nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se shumica qeverisëse nuk ka dashuri për Lulzim Bashën por ka respekt për dialogun.

 

“Në rezultatet e zgjedhjeve të fundit, PD-LSI rezultojnë parti parlamentare, harroje ti se paskam dashuri për Lulzim Bashën, por kam respekt për dialogun politik gjithëpërfshirës. Në komisionin e reformës i është lënë edhe një karrige bosh PD-së për të ushtruar të drejtën e saj për propozime. Nëse nuk duan, nuk do të thotë se reforma zgjedhore do të mbetet peng. Rudina Hajdari dhe Gjiknuri komunikojnë në mënyrë të vijueshme.”

 

Balla u shpreh me bindje se reforma zgjedhore do të miratohet e se shumë shpejt vendi do të ketë një kod të ri duke u bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh