Përplasja fizike mes kandidatit për deputet, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca në Labinot ka shkaktuar reagime të shumta.

Teksa dënoi dhunën e ushtruar, numri dy i socialistëve, Taulant Balla kërkoi nga PD që të marrë masa për përjashtimin e Boçit nga listat e kandidatëve. Po ashtu, ai kërkoi nga demokratët që të distancohen nga akte të tilla dhune.

“Shpreh indinjatën dhe dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i Lulezim Bashës ndaj sipërmarrësit të nderuar Gjergj Luca. Nuk reagova deri më tani duke pritur që Lulezim Basha të marrë masën e përjashtimit të agresorit Luciano Boçi nga lista e kandidatëve dhe distancimit nga ky akt dhune i përsëritur. Pamjet tregojnë qartë politikanin dhunues, madje dhe si një bandë grabitësish i marrin dhe telefonin në pronësi të zotit Luca. Këto veprime të Partisë Demokratike të instrumentalizuara edhe me përfshirjen e 2-3 ish-punonjësish të inkriminuar policie, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë, ku duhet tu lemë mundësinë qytetarëve të zgjedhin mes ekipeve dhe programeve tona.

Sipas Ballës, “mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulzim Basha tregon se ai ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes, njësoj si Sali Berisha.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *