E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 48 minuta më parë
Politikë

Balla: LSI është në proces shkërmoqjeje, koha të shpëtojmë PD

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla deklaroi se LSI po shpërbëhet si parti.

 

Në një komunikim me gazetarët, Balla deklaroi se është e pamundur bashkëjetesa mes PD dhe LSI, shkruan “Vizion Plus”.

 

Reklamë

Ndaj ai shtoi se është koha që PD të shpëtohet dhe më 25 prill Edi Rama të konfirmohet në krye të vendit.

 

“LSI është në një proces shkërmoqje, edhe për arsyen se LSI nuk krijuar mbi bazën e një vullneti për të çuar përpara një mision. LSI u ngrit brenda PS dhe prej saj u shkëput për të krijuar një parti, që sot mendoj se ka humbur misionin, lidershipin, arsyen për të vazhduar të jetë një parti politike në vend. Në vitin 2021 jemi të gjithë koshientë për nevojën për çuarjen e LSI për skrap. Është koha ta shpëtojmë edhe PD nga një bashkëjetesë e tillë e pamundur, nuk mund të bashkëjetojnë demokratët e thjeshtë me Monika Kryemadhin, Ilir Metën, apo atë që ka mbetur nga LSI. Ndaj sot është koha që të vazhdojmë misionin e nisur me Edi Ramën kryeministër më 25 prill dhe pas, për të çuar përpara një proces të rëndësishëm transformimi. Çdo lloj tradhtie duhet dënuar më 25 prill. Elbasani do të karakterizohet nga një fushatë e qetë dhe siç i ka hije. Unë do ta quaja kryeqyteti i vlerave urbane në Shqipëri”, u shpreh Taulant Balla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë