Partia Socialiste ka zhvilluar këtë të hënë një mbledhje me kryesinë e saj, një takim që është zhvilluar një kohe kur ende nuk është shuar jehona e protestës së studentëve.

 

Nga ana tjetër mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama, e veçanërisht qeveria e tij, po përballet edhe me akuza të ashpra nga opozita, duke sjelle një klime të fortë tensioni politik.

 

Ndërkohë pritet që ky vit të ketë një mbyllje jo shumë festive për kryeministrin Rama.

 

Për të analizuar dhe diskutuar mbi këtë situatë, në edicionin e lajmeve në vizion plus ka qenë gazetari dhe drejtori i Vizion Plus Sokol Balla

 

Në fjalën e tij zoti Balla ka theksuar se mbledhja e kësaj të hënë e kabinetit qeveritar ka qenë e qetë dhe pa debat dhe ku ministrat e kanë kuptuar se mënyra se si po qeveriset nuk është më e mira e mundshmë, por është më keq se kabineti paraardhës.

 

“Ky kabinet është më i keq se ai i para 2017 që kishte dhe tepsinë brenda, që rama me të drejtë e quante të tillë por është më i keq se ai, sigurisht është më i mirë se çdo kabinet tjetër alternativ që do të paraqiste opozita, ndryshe sot do të flisnim për një situatë tjetër, por që padyshim pritshmëritë sot ishin që në mbledhjen e kryesisë të dilnin emra dhe të merreshin përgjegjësi konkrete nga ministra konkret. Po ju jap një rast, në fund të muajit nëntor qeveria është futur në me një sufiçit prej 20 milionë euro në pagesa, ndërkohë që ka për të paguar edhe 230 milionë të tjera. Këto janë shifra konkrete dhe nëse do ndonjë nga ministria e financave le të dalë dhe të përgënjeshtrojë dhe sot që ne flasim që jemi në fund të dhjetorit, qeverisë i duhet që të bëjë 250 milionë euro pagesa në mënyrë që të bëjë realizimin e buxhetit.”

 

Më poshtë intervista e plotë e Sokol Ballës e dhënë për edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus;

 

Mbledhja maratonë e kryesisë së PS-së tërhoqi vëmendjen maksimale për të parë se si do t’i trajtonte ajo zhvillimet e fundit politike, që nga protestat e studentëve e deri te skandali i tenderit të unazës. Ne fakt, cilat ishin pritshmëritë nga kjo mbledhje?

 

Pritshmëritë besoj se janë realizuar deri diku, pra ka nuk ka pasur një mbledhje por një list tabelë të emrave të ministrave që janë vnë para kryeministrit, dhe ai ka lexuar siç e mendon arritjet apo dështimet e secilit prej tyre. Ka qenë një mbledhje e qetë ku nuk ka pasur fare debat, mesa duket në heshtje të gjithë ministrat kanë pranuar se mënyra se si po qeveriset vendi nga ky kabinet është më keq sesa nga qeverisja e kabinetit të më parërshëm. Natyrisht opozita ka agresivitetin e saj të shtuar dhe kjo është e kuptueshme për shumë shumë arsye por protesta e studentëve ka dhënë një mesazh të fortë dhe nuk e di në e ka lexuar kryeministri shpresoj që ta ketë lexuar. Protesta e studentëve la të kuptojë se ato që janë dhe pjesa më e re më e freskët, më dinamike më intiutive e shoqërisë nuk e pranuan opozitën pjesë të saj, sepse në momentin që ato do e kishin pranuar opozitën si pjesë të saj sot do të flisnim për zhvillime të tjera politike. Mesazhi i protestës së studentëve është se kjo opozitëë mbetet akoma e pabesueshme, për sa kohë siç mund të përmendim rastin e protestës që ajo organizon tek astirë në të njëjtën kohë drejtuesit e saj qarkullojnë me makina që rezultojnë deri tani, me makina të blera nga firma që po realizon këtë lot të projektit. Gjithashtu protesta e studentëve dha pakënaqësinë ndaj ligjit për arsimin,  për mënyrën se si po menaxhohet arsimi në Shqipëri, por nga ana tjetër qëndrimi strikt ndaj 8 kërkesave të tyre në lidhje me arsimin ku nuk fut asnjë kërkesë politike. Përshembull mund të ishte futur kërkesa për dorëheqjen e ministres së arsimit, por për asnjë moment megjithëse u anetimua nga studentët me shumë mençuri prej tyre kjo kërkesë nuk u artikulu, sepse në këtë moment do të hapej një tjetër çështje për tu futur kërkesa të tjera politike dhe kështu protesta do të kthehej në politike. Mesazhi i studentëve ishte shumë i qartë, dhe nuk e di nëse Edi Rama e ka lexuar këtë por duhet ta lexonte shumë mirë në mënyrë që ti niste sot ndryshimet në qeveri. Nëse ai sot ka bërë dush të ftohtë ministrave, ai duhet ta kuptojë se qeveria nuk është një ekip futbolli që pasi humbet ndeshjen për ndërshkim trajneri i fut në dush dhe ju fik ujin e ngrohtë. Sot ka ardhur momenti që qeveria të nxjerrë përgjegjësi që ajo ka para njerëzve. Ky kabinet është më i keq se ai i 2017 që kishte dhe tepsinë brenda, që Rama me të drejtë e quante të tillë,por është më i keq se ai, sigurisht është më i mirë se çdo kabinet tjetër alternativ që do të paraqiste opozita, ndryshe sot do të flisnim për një situatë tjetër, por që padyshim pritshmëritë sot ishin që në mbledhjen e kryesisë të dilnin emra dhe të merreshin përgjegjësi konkrete nga ministra konkret. Po ju jap një rast, në fund të muajit nëntor qeveria është futur në me një sufiçit prej 20 milionë euro në pagesa, ndërkohë që ka për të paguar edhe 230 milionë të tjera. Këto janë shifra konkrete dhe nëse do ndonjë nga ministria e financave le të dalë dhe të përgënjeshtrojë dhe sot që ne flasim që jemi në fund të dhjetorit, qeverisë i duhet që të bëjë 250 milionë euro pagesa në mënyrë që të bëjë realizimin e buxhetit. Çfarë tregon kjo, paaftësi, indiferencë, korrupsion tregon indiferencë nuk e di saktësisht çfarë tregon, por në këtë qeveria akoma nuk dalin përgjegjësitë ashtu siç duhet. Unë mendoj dhe besoj se edhe pse zoti Rama nuk i ka nisur sot ndryshimet, deri në asamblenë e datës 29 ndryshimet do të dalin, ka ardhur koha që qeveria të zgjohet dhe të bëjë ndryshimet e duhura, ku secili mësuesit të bëjnë mësuesin, profesori profesorin, ekonomisti ekonomistin, financieri-financierin pra nuk mund të ketë më një qeveri që drejtohet vetëm nga një kryeministër. Kam një përshtypje se Edi Rama ka marrë dy mesazhe që ai i ka përdorur gjatë PR të fushatës së vitit 2017 dhe kafilluar që ti besojë edhe vetë. E para që në 2017-ën ai u fut me një frymë populiste e cila i shërbeu për të marrë një votë masive popullore duke bashkuar të gjithë frontin e së keqes siç e quajti ai në një anë dhe ja arriti. Sot që ne flasim nuk mund të qeveriset më me populizëm por duhet të qeveriset me këmbë në tokë, me bilance konkrete. E dyta rama i bindi të gjithë shqiptarët se ky nuk është mandati i tij i dytë por është mandati i tij i parë, pasi i pari ishte ai me tepsi me LSI-në etj. Kam frikë ze z.Rama ka filluar që ta besojë edhe vetë këtë por nuk është kështu, ky është mandati i dytë dhe sindroma e këtij mandati është e këtij mandati. Gjithsesi sipas meje ndryshe nga kryeministrat e mëparshëm të mandateve të dyta, z.Ramës i ka rënë zilja e zgjimit dhe ka filluar që të lëvizë  dhe nuk mendoj se duhet të ndalojë, tkurret, apo të duket se është në presionin, e studentëve, mediave, bizneseve apo të opozitës, grupeve të PS por që lëvizjetnë qeveri janë të domosdoshme janë të domosdoshme për të dhënë mesazhin, për tu futur në një vit elektoral me mësime të nxjerra nga fundi i 2017 e deri në fund të 2018-ës që kanë qenë ndër muajt më të vështirë të qeverisë.

 

Kryeministri pranoi gabimet dhe foli për një proces vetëkorrigjimi, duke nënkuptuar ndryshime në qeveri. Si mendoni ju, a do të realizohen ato?

 

Unë mendoj se z.Rama ka një konsensus shumë të gjërë popullor për këto ndryshime, besoj se edhe studentët me mesazhet shumë të zgjuara që ato dhanë ata i qëndruan për dy javë rrjesht 8 pikave strikte dhe nuk futën asnjë pikë politike, nuk lejuan opozitën që të futet dhe të bëhet pjesë e saj. Z.Rama e ka të zgjidhur problemin me opozitën dhe me PS-në brenda së cilët sipas kontakteve që unë kam, ka një konsensus të gjërë dhe mirkuptim që tashmë që qeveria duhet të ndryshojë dhe sigurisht në këtë pikë Rama, për socialistët, ndryshe nga ato të kohës së Nanos, Metës, Mejdanit etj, konsiderohet si një personalitet i paprekshëm për socialistët. Nuk bëhet fjalë për Ramën, përkundrazi shumë nga zërat që janë kritik ndaj qeverisë brenda PS-së mendojnë se Rama është duke marrë kosto të panevojshme duke mbuluar paaftësinë apo papërgjegjshmërinë e disa ministrave të kabinetit.

 

Ndër të tjera Rama tha sot se Partia Socialiste duhet  të tejkalojë vetveten. A është ky një paralajmërim se do kemi në qeveri emra të rinj surprize, siç ishte ai i Sander Lleshajt?

 

Unë kam kam pasur dyshime dhe skepticizmin tim ndaj Sandër Lleshaj, sidomos për mënyrën se si Z.Rama e imponoi atë në tregun politik. Në emisionin e javës së kaluar kam parë dy tre lëvizje të tij, që ai është një person i thjeshtë që siç e tha edhe vetë në Real Story ka marrë gjithmonë rrogën e shtetit, dhe se do të vdes duke marrë një të tillë. Këtij vendi i duhen shtetarë të tillë, që nuk ka rëndësi sesi vishen, nuk ka rëndësi çfarë kollaroje vënë, çfarë makine i japin dhe se çfarë marke i kanë syzet, çfarë ore mbajnë në dore, por është e rëndësishme që të jenë njerëz me vizion. Nuk ka rëndësi që të jenë të njejtë me Kryeministrin, mund të jenë shumë ndryshe nga tipologjia e tij, por që ama kanë vizionin e duhur se si ky vend të ecë përpara. Unë mendoj se nga pikëpamja e burimeve njerzore edhe për shkak të numrit, PS i ka asetet për ti gjetur këto. Mos të harrojmë se sot në kabinet si Sandër Lleshaj ka edhe njerëz të tjerë që kanë ardhur jashtë PS, por që janë të afërt nga botëkuptimi nga tipologjia me qendrën e majtë, këto asete qeveria duhet ti shfrytëzojë dhe jo të mbajë në gjirin e saj ministra që mund të jenë njerëz të mirë por që për fat të keq, ju ka rënë shansi që të përballen me situata dhe kriza të caktuara dhe minimalisht në shenjë qytetare duhet të hapin vendin dhe të largohen dhe po ashtu ka dhe njerëz të tjerë të papërgjegjshëm që kanë hyrë aty aksidentalisht kanë marrë në dorë shumë pushtet këtë pushtet e kanë marrë dhe në vend që ta administrojnë dhe ta ushtrojnë e shijojnë si një gradë dhe nuk kanë më asnjë ambicie tjetër për tu ngjitur më tepër, thonë se kanë arritur gjithçka dhe tani nuk duan më asgjë tjetër. Po futemi në vit elektoral dhe z.Rami duhet ti japë fund këtyre dilemave absurde, gjëegjëzave me 7 pikëpyetje, kush do të jetë kandidat për Tiranën, kush për Durrësin kush për Elbasanin. Z.Rama duhet të jetë i sinqertë për publikun dhe të thotë, po z.Veliaj do të jetë kandidat për Tiranën, ne do të gjejmë kandidat të tjerë falenderojmë Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin dhe do të gjejmë, i kanë gjetur dy kandidatë por nuk i thonë. Një kandidat tashmë ka filluar fushatën në Elbasan po ashtu edhe në Durrës, por ai nuk e thotë.  Po të hysh në historikun e z.Rama nga armët kimike deri më sot ai është ndërshkuar nga mungesa e transparencës, dhe në momentin që ai është treguar transparent e ka treguar të vërtetën njerëzit e kanë besuar e kanë kuptuar dhe e kanë lejuar që të vijojë punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *