Subscribe

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se është në vendimmarrje të opozitës mënyra se si do të qasen në procesin e zgjedhjes së presidentit.

 

Balla tha se ajo që përjashtohet është formula e Enkelejd Alibeajt, e njohur si “4,2,1”. Kreu u grupit socialist tha se opozita ka 6 ditë afat kohë dhe në raundin e tretë që do të zhvillohet në 30 maj të shkohet me një kandidat. AI theksoi edhe njëherë se PS nuk do të propozojë asnjë kandidaturë.

 

“Është një vendimmarrje se si ata do të qasen në këtë proces. Ka një propozim nga një pjesë e opozitës që të mbështesin një kandidaturë. Ka një propozim tjetër për të vazhduar negociatat ku ata të vijnë me emrat e tyre dhe ne të shohim mundësinë se kush do të jetë zonja dhe zotëria që përmbush kërkesat për shqiptarët dhe tonat. Ne jemi për të gjitha mënyrat e mundshme me përjashtimin e vetëm të formulës së propozuar nga Alibeaj që nuk është negociatë.

 

Orët, ditët në vijim do ë jenë intensive bisedash me kolegët e opozitës që në raundin e tretë të shkohet me një kandidat. Ajo që është gjëja më e qartë është që edhe në raundin e tretë nuk do të shkohet me një kandidat të propozuar nga maxhoranca. Ajo që unë po ju them është se ne sot presim propozimet nga opozita. S’kemi marrë asnjë emër të vetëm konkret nga opozita. Që të kem mundësi dhe të shkoj te grupi i PS dhe të them se ky është propozimi i Opozitës. Si të shprehem unë kur nuk ka propozim. Ka pasur keqkuptim? Ok, por sot është e qartë. Do kemi kohë që të shkojmë te një emër. Kushti; o zgjidh një nga emrat tanë, kjo nuk shkon. Sot e patë qëndrimin e grupit të PD-së. Në rast se do ketë një propozim, ajo është e pranueshme dhe do të vlerësojmë mundësinë. “, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *