Subscribe

Kritik dhe me tone të ashpra i është drejtuar ministri i Brendshëm Taulant Balla drejtuesve të zjarrfikësve sa i takon menaxhimit të situatave problematike apo inspektimeve dhe kontrolleve në terren.

“Në vitin 2023 janë kryer 3,498 inspektime dhe diferenca me masat administrative është shumë e madhe, janë vendosur vetëm 42 masa. Nuk e besoj dot se ka kaq pak shkelje. Shoh dy mundësi, ose inspektimet janë selektive tek subjektet që nuk kanë probleme, ose janë kryer pa analizuar problemet reale. Nëse nuk bëhet inspektimi në një ndërtesë dhe aty ndodh një fatkeqësi, janë kushtet e shpërdorimit të detyrës”, tha Balla.

Ndërkohë që jemi në prag të sezonit veror, Balla kërkoi më shumë vëmendje për situatat që priten nga zjarret.

“E di fare mirë që në një pjesë të bashkive nuk kemi flotën e duhur të mjeteve zjarrfikëseve, nuk janë punonjësit e duhur në disa njësi vendore të trajnuar në këtë shërbim, por drejtuesit vendorë duhet të kuptojnë se të punosh në këtë shërbim nuk është qokë, sepse rrezikon edhe vetë jetën e atij personi që është emëruar në atë detyrë që nuk ka njohuri”,  tha ministri.

Ministri tha se duhet plotësuar baza e plotë nënligjore për rekrutimet, trajnimet, menaxhimin e të dhënave, si dhe përmirësimin e transparencës së inspektimeve ndaj bizneseve. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *