E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla i kundërvihet Bashës: I pashpresë! Përdor mortjen për të përhapur panik

Ilustrim · Vizion Plus

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar lidhur me konferencën e kryedemokratit Lulzim Basha, teksa tha se qeveria duhet të trefishojë paketën ekonomike dhe të rritë testimet për COVID-19.

 

Në një postim në “Facebook”, socialisti e cilëson Bashën një politikan të pashpresë, i gatshëm që të përdorë edhe këtë situatë për të shpëndarë panik e nxitur ankth.

 

“Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7×7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë! Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, të gatshëm të përdorin edhe këtë mortje, për të shpërnarë panik, nxitur ankth, apo demoralizuar ata që janë në frontin luftës. Shqipëria do ta fitojë luftën dhe ata që shajnë e mallkojnë do t’i mohojnë ato që thonë sot pa u menduar e pa e kuptuar që kjo është një luftë”, shkruan Balla.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh