Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i bëri ftesë publike kryedemokratit Lulzim Basha dhe opozitës që të bëhen bashkë me socialistët për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Gjatë seancës parlamentare, Balla deklaroi se është një detyrim moral për të hequr nga posti i presidentit Metën.

 

“Ne nuk po shkarkojmë Ilir Metën se duam të vendosim një përfaqësuesin tonë. Procedura për shkarkimin e Ilir Metës është një detyrim sa moral, aq edhe kushtetues. T’ia heqim menjëherë turpin në derë Shqipërisë për t’ia lënë turpin Ilir Metës. Mosmarrja e kësaj nisme nga ana jonë do të ishte minimalisht moskallëzim krimi. Ky është një shërbim që ne po i bëjmë dinjitetit institucional të Shqipërisë sonë. Këtë turp Shqipëria jonë kurrsesi nuk e meriton. Thirrja jonë shkon edhe për Lulzim Bashën. Tashmë PD ka në këtë sallë deputetët që garuan në listat e saj më 25 prill. Do ishte në nderin e tyre të na bashkoheshin në këtë nismë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *