Subscribe

Ministri i Brendshëm Taulant Balla paralajmëroi përjashtimin e çdo polici që ka pasur akses në rrjetet e komunikimit “Encrochat” apo “Sky”. Gjatë një seance në komisionin e integrimit Balla sqaroi se SPAK po kryen hetime në bazë të të dhënave që i janë vënë në dispozicion nga EUROPOL dhe më pas përfundimet do t’i kalojnë Ministrisë së Brendshme.

 

 

TAULANT BALLA

MINISTER I BRENDSHEM

 

“Për çdo punonjës që do rezultojë që të ketë pasur akses në këto rrjete komunikimi “EncroChat” apo “Sky” do përjashtohet nga policia edhe në rast se në ato komunikime nuk rezulton të ketë aktivitet kriminal.”

 

Balla u përball në komision me shqetësimin e opozitës për sigurinë e të dhënave në sistemin “Tims”.

 

JORIDA TABAKU

“Siguria kibernetike, jemi njohur kohët e fundit me shkelje të kodeve të procedurave të sigurisë për të dhënat e TIMS-it. Info ka qenë e pakët, ajo që ka ardhur nga partnerët. Çfarë ka ndodhur me të dhënat e TIMS?”

 

TAULANT BALLA

“Garantoj çdo qytetar se të dhënat në sistemin TIMS janë 100% të mbrojtura, nuk ka asnjë të dhënë që të ketë rrjedhur nga ky sistem i fortifikuar falë edhe mbështetjes së partnerëve, SHBA.”

 

Ministri i Brendshëm ka sqaruar se për më tepër çështja po hetohet nga prokuroria e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *