E premte, 25 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla: Drejtësia e re t’i shkojë deri në fund “21 Janarit”, të ndëshkohen urdhëruesit

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla iu bëri apel organeve të drejtësisë të hetojnë deri në fund dosjen e “21 Janarit”.

 

Thirrja e tij erdhi pas vendimit të prokurorisë për të rihapur çështjen, për të zbardhur të vërtetën e vrasjes së Aleks Nikës.

 

Reklamë

Balla kërkon nga drejtësia që të marrin ndëshkim urdhëruesit dhe ekzekutorët.

 

“Krimi shtetëror i “21 Janarit” ku u vranë në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” katër shqiptarë të pafajshëm, hyn ndër ato raste përmes të cilave historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon por nuk harron. Drejtësia e Re si një shpresë e çlirimit të drejtësisë së vjetër nga kapja e politikës dhe e korrupsionit, duhet t’i shkojë deri në fund 21 janarit me ndërshkimin e urdhëruesve dhe të ekzekutorëve.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë