E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Balla: Basha po i shmanget ballafaqimit në gjykatë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se lideri opozitës Lulzim Basha, nuk ka burrëri që të përballet me akuzat e shpifjes ndaj është larguar në shtetet e bashkuara.

 

Në seancën e cila nisi këtë të martë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Taulant Balla akuzoi Bashën se po shmang ballafaqimin në gjykatë.

 

Reklamë

Për sa i përket dosjes së 3.4 milionë eurove, Balla paralajmëroi se do të depozitojë prova të reja në Prokurori, që sipas tij, përfshijnë me përgjegjësi ligjore kryetarin e Partisë Demokratike.

 

Më 24 qershor, në portin e Durrësit u kapën 3.4 milionë euro në dy makina Toyota që vinin nga Italia. Për rastin,  kryetari i Partisë Demokratike akuzoi se paratë që po mbërrinin, kishin bekimin e Taulant Ballës, ndërsa ky i fundit reagoi duke e paditur për shpifje në gjykatë. Dosja kaloi për kompetencë në Gjykatën e Tiranës.

Më shumë video

Reklamë