Subscribe

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla i ka bërë një tjetër opozitës për miratimin e reformës zgjedhore.

 

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla i kërkoi Partisë Demokratike që të marrë përgjegjësitë që ka lidhur me miratimin e paketës së reformës zgjedhore.

 

Balla duke u ndalur tek kërkesat e PD për futjen e teknologjisë në zgejdhje, deklaroi se zgjedhjet lokale janë rasti më i mirë për pilotimin e saj.

 

“PD të marrë përgjegjësitë lidhur me miratimin e paketës së reformës zgjedhore, është rasti që partitë të heqin dorë nga administrimi i procesit zgjedhore dhe të jetë një trupe e pavarur që ta administrojë, për herë të parë në 27 vite shumica i ka dhënë mundësinë opozitës, që të jetë ajo që të shkruajë ndryshimet dhe maxhoranca të ofrojë numrat në Kuvend për ta miratuar, rasti të eksplorojmë për herë të parë teknologjinë në zgjedhje. Në shkurt të 2017 PD hyri në bojkot me protestë 90 ditore që kishte të bënte me testimin e teknologjisë. Tani  është rasti t’u japim grave të jenë të përfaqësuara në këshillat bashkiake dhe partitë të mos mjaftohen me gjobat në KQZ por të rrinin barazinë gjinore në Kuvend”

 

Sipas Ballës PD me mosmiratimin e reformës zgjedhore po ngre alibinë e humbjes së radhës në 30 qershor.

 

“Por nuk është vetëm kodi ai që garanton zgjedhjet, por vullneti politik mes palëve, apeli im është; PD një orë e më parë të vijë në Kuvend, seanca me e parë eshte në 30 janar në mënyrë sinjifikative ne kemi zgjatur mandatin e komisionit të reformës zgjedhore me 30 ditë, që të mos humbim më kohë. Gjithë shqiptarët e dinë që PD po ngre skeletin e alibisë së humbjes së radhës në 30 qershor”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *