Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 August 2026
Vizion fokus

“Të presin këmbët dhe pastaj t’i numërojnë”, Haxhia: Ergys...

Vlorë/ Burri godet bashkëshorten me sqepar në ballë

Bilanci tronditës pas përmbytjeve në Nepal, 165 viktima dhe...

Përshkallëzohen tensionet në Ngushticën e Hormuzit! Goditet një tjetër...

“Blindohet” Vlora, kontroll makinave për armë

Arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut, SPAK jep detaje

Gjendet në një kanal në Berlin një bombë e...

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi...

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është i vërtetë,...

Me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, momenti...

“Balena Blu” shënon viktimën e parë në Iran, shpallet lojë satanike

24 Tetor 12:01

Autoritetet e Iranit e kanë fajësuar sfidën e errët në mediat sociale, të njohur si Balena e Blu, për kërcime vetëvrasëse nga ana e dy vajzave të reja, duke e vënë në fokus këtë fenomen në internet, pasi loja kushtimisht ishte lidhur me vetëvrasjet në gjithë botën, por që ajo ende mbetet e mjegulluar me misteriozitet.

 

Në incidentin e parë të raportuar të këtij lloji në Iran, policia tha se dy femra të reja kanë kërcyer nga një urë në qytetin qendror, Isfahan, para disa ditësh, me ç’rast njëra ka vdekur, ndërsa tjetra është dërguar në spital në gjendje kritike.

 

Disa politikanë iranianë ndaj këtyre raporteve për lojën Balena Blu janë përgjigjur me thirrjet për shtimin e kontrollit ndaj internetit nga ana e autoriteteve, që aktualisht filtrohet në masë të madhe nga Qeveria e dominuar nga klerikët iranianë dhe censorët e saj.

 

Mehdi Masoom Beigi, shefi i policisë në Isfahan, tha se autoritetet e kanë zbuluar një audio mesazh që mendohet se ishte incizuar nga vajzat, ku ato u thonë lamtumirë prindërve të tyre dhe zbulojnë se do të vriten për ta përfunduar lojën, Balena Blu, ka raportuar agjencia e lajmeve për gjyqësi, Mizan Online.

 

Balena e Blu – akte të vetëlëndimit

 

Në lojën Balena Blu, po ashtu e njohur si Sfida Balenës Blu paraqitet një “mjeshtër” anonim duke dhënë detyra të vetëlëndimit për pjesëmarrësësit gjatë një periudhe prej 50 ditësh.

 

Këto detyra thuhet se bëhen gjithnjë e më të rrezikshme, prej shikimit të filmave të tmerrit e deri te vetëdëmtimi.

 

Në ditën finale, pjesëmarrësit inkurajohen që ta përfundojnë lojën duke kryer vetëvrasje. Shfrytëzuesit janë të inkurajuar që të postojnë fotografi të sfidave të tyre ditore në internet.

 

Disa vetëvrasje dhe përpjekje për vetëvrasje, tash për tash, janë lidhur me këtë lojë, megjithqë një inspektim më i afërt në asnjë rast nuk ka gjetur ndonjë lidhje vendimtare.

 

Emri i lojës është referencë për balenat, pasi mendohet se ato ndonjëherë qëllimisht dalin nga uji në tokë dhe ngordhin.

 

“Idetë satanike”

 

Ministri për Teknologjinë Informative i Iranit, Azari Jahromi, në rrjetin Instagram ka thënë se ishte i “shokuar” dhe ka kërkuar më tepër mbikëqyrje të prindërve ndaj përdorimit të mediave sociale nga ana e të rinjëve.

 

Në muajin shtator, ministri Jahromi, tha se loja Balena Blu, ishte e inspiruar nga “idetë satanike” dhe ka shprehur përkushtim që ministria e tij do të përpiqet ta parandalojë depërtimin e saj në Iran duke e ashpërsuar kontrollin ndaj internetit.

 

Gjatë viteve të fundit, Republika Islamike e Iranit, e ka bllokuar qasjen në rrjetin, YouTube, dhe në rrjetet e tjera perëndimore, siç janë Facebook dhe Twitter.

 

Kjo ka bërë që autoritetet në Iran e kanë krijuar filtrin më të madh për internet në botë, megjithqë shtetasit iranianë vazhdojnë t’i pëdorin faqet perëndimore në internet, nëpërmjet mjeteve, siç janë rrjetet private virtuale (VPNs).

 

Incidenti më 21 të këtij muaji ka shkaktuar përhapje të shqetësimeve në mesin e përdoruesve iranianë të mediave sociale.

 

“Në etapën e 26-të loja Balena Blu ju thotë: ne do të kontaktojmë me ju për të shpallur kohën e vdekjes suaj. Ju duhet ta pranoni këtë. Le të kujdesemi për të rinjtë tanë”, ka shkruar në rrjetin Twitter, regjisorja e filmit, Ghazale Soltani.

 

Origjinë ruse?

 

Loja Balena Blu duket se kishte filluar në Vkontakte, që është një rrjet social në internet, që përdoret gjërësisht në Rusi.

 

Në një artikull shumë të kritikuar në muajin maj të këtij viti, e përditshmja moskovite, Novaya Gazeta, ka pretenduar se “pjesa më e madhe” e afro 130 vetëvrasjeve të të rinjëve në Rusi, në periudhën prill – nëntor të vitit 2016, ishin të ndërlidhura me lojën Balena Blu.

 

Raportet e menjëhershme pas këtij artikulli e kanë vlerësuar të rrejshëm këtë vleerësim, ndërsa agjencitë e zbatimit të ligjit dhe ekspertët kanë shprehur kujdes për atribuimin e vdekjeve me lojën.

 

Shumë aktivistë rusë pajtohen se duhet të ketë më tepër fokus për faktorët që ndikojnë në interesimin e të rinjëve për këtë lojë, ndërsa shumë politikanë kanë argumentuar se ky fenomen duhet të çojë në më tepër kufizime në internet. / Europa e Lir^

 

Posted Under:
Bota
Tagged:
Balena Blu Iran

Nga e njëjta kategori

Bilanci tronditës pas përmbytjeve në Nepal, 165 viktima dhe mijëra të zhdukur

më shumë...

Përshkallëzohen tensionet në Ngushticën e Hormuzit! Goditet një tjetër cisternë, shpërthen zjarr në bord

më shumë...

Gjendet në një kanal në Berlin një bombë e Luftës së Dytë Botërore

më shumë...

Tmerr në Spanjë, fëmijët gjejnë të pajetë prindërit në një vaskë hidromasazhi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:50

Hapet Shërbimi i Trombektomisë në QSUT, ministrja...

10:43

Rasti i parë me Ethet e Nilit...

10:16

“Kemi vendosur bombë, do shpërthejë pas dy...

10:11

“Të presin këmbët dhe pastaj t’i numërojnë”,...

10:08

Alarmohen institucionet në vend! Pas email kërcënuese,...

9:59

Mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste kanë...

9:53

FOTO/ Ergys Agasi tentoi t’i largohej policisë...

9:45

Arrestimi i Ergys Agasit, Maks Haxhia shkon...

9:42

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

9:18

Bulqizë/ Zjarri në fshatin Vajkal, era dhe...

9:00

Vlorë/ Burri godet bashkëshorten me sqepar në...

8:48

Bilanci tronditës pas përmbytjeve në Nepal, 165...

8:31

Përshkallëzohen tensionet në Ngushticën e Hormuzit! Goditet...

8:17

“Do të keni probleme financiare”, parashikimi i...

8:05

Temperatura deri në 40 gradë Celcius, parashikimi...

11:40

“Blindohet” Vlora, kontroll makinave për armë

11:36

Arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut, SPAK jep...

10:50

Pse nuk duhet ta pini asnjëherë ujin...

10:39

Gjendet në një kanal në Berlin një...

10:07

Eklipsi hënor te peshqit, si do të...

Më të klikuarat

  • Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thi...
  • Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyr...
  • Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej...
  • Arrestohet Ergys Agasi
  • EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi, viktima...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.