Subscribe

Shqipëria arriti nje fitore me zemër ne ndeshjen qe per here te pare ne historinë e saj u zhvillua ne harkun kohor te dy ditëve radhazi. Ne “Loro Boriçi” kuqezinjtë munden ne 15 minutat e fundit te zhvilluara ditën e sotme për shkak te shtyrjes nga moti i keq 2-1 kundër Maqedonisë. Sfida filloi me mjaft vrull nga ana e kuqezinjve, por maqedonasit ndryshe nga dje u shfaqen agresive duke u munduar te mbronin rezultatin e dites se djeshme. Por ne minutën e 89 ne nje goditje dënimi, topi i shfrytëzua mjaft mire nga Bekim Balaj, i cili e çoi topin me koke ne rrjete. Arbitri turk dha 5 minuta shtese ndërsa maqedonasit u hodhën ne sulm ne kërkim te barazimit. Ne nje nga keto raste ishte portieri Berisha vendimtar, duke i mohuar golin kundërshtarit. Rasti i fundit i takoi Armando Sadikut, i cili ne minutën e trete te shtesës mund te kishte shënuar golin e dyte personal, ne rast se nuk do te ishte nxituar përpara portës. Ditën e djeshme, takimi u zhvillua për rreth 77 minuta ku kuqezinjtë shënuan te paret me Sodikun, por u barazuan po nga nje shqiptar Alioski për t’u ndërprere me pas per shkak te motit te keq. Përfundimisht, tre pike per Shqipërinë e De Biasit qe e nis ne mënyrën me te mire fushatën eliminatore te botërorit ne Grupin G.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *