Pas triumfit  në vëllazëroren me Kosovën, kombëtarja shqiptare pret dy ndeshje të rëndësishme në Tiranë ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

 

Bekim Balaj, autori i golit të parë kunder “Dardaneve” tha se ndihej i lumtur që shënoi ndonëse tani gjithë vëmendja është tek dy sfidat e radhës.

 

BEKIM BALAJ

FUTBOLLIST

“Është ndjesi e bukur si gjithmonë të shënosh për ekipin kombëtar dhe mendoj se testi me Kosovën ishte serioz për dy sfidat e radhës që na presin. Ndjehemi gati . Jemi të gjithë për një qëllim, e rëndësishme është që ekipi t luaj mirë dhe të arrijë fitoren. Për ne çdo ndeshje para sfidave zyrtare ka rëndësi pasi sheh gjendjen e skuadrës.”

 

I pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe Ylber Ramadani i cili u vlerësua si një nga më të mirët në takimin ndaj Kosovës.

 

Për Ramadanin, dy takimet e radhës kanë rëndësi ndërsa objektivi i skuadrës mbetet vendi i parë në grup.

 

YLBER RAMADANI

FUTBOLLIST

“Dy takimet e radhës kanë rëndësi për ne sepse dhe vetë si skuadër objektivin primar kemi të kapim vendin e parë në grup. Kjo arrihet vetëm falë fitoreve . Grupi që jemi ka shumë lojtarë të mirë dhe mendoj se mund të arrijmë të marrim maksimumin. Për mua e rëndësishme është të jem me kombëtaren , pastaj i takon trajnerit të vendosi nëse do të luaj. Ndeshjet do i marrim një nga një , vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë rezultate pozitive.”

 

Shqipëria do të ndeshet më 15 nëntor me Kazakistanin dhe 3 ditë më vonë me Bjellorusinë në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *