Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.

 

Në studion e “Quo Vadis”, Shano tha se Rama zgjodhi këtë president sepse nuk do të ketë mundësi ta bëjë të duket keq. Sipas tij, emërimi i Metës i shërbeu Ramës për të pastruar ferrat nën këmbë.

 

“Në fund fare ndodhi ajo që të gjithë e dinim se do të ndodhte. Rama zgjdohi këtë president Bjaram Begajn se i donte qejfi, dhe do zgjedhe presidentin tjetër pas këtij se i do qejfi. Rama ështëi bezdisur nga çdo zë. Vjen një moment që lodhesh nga pushteti. Presidenti ka në dorë të të bëjë të dukesh keq duke të kthyer ligjin. Qeverisja e Ramës nuk merret me gjera që funksionojnë por me gjëra qe duken mirë. Emërimi i Metës i shërbeu Ramës për të pastruar ferrat nën këmbë. Këtë radhë zgjodhi një president që nuk do të ketë mundësi ta bëjë Ramën të duket keq”, theksoi Shano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *