Ne Gjermani, Bajerni humbet ndeshjen e pare nen drejtimin e trajnerit Hajnkes, pas 9 fitoresh rresht. Ne Angli Liverpul dhe Chelsi ndahen ne barazim. Ne Spanje Atletiko Madrid shkatërron Levanten, ndërsa Interi ne Itali fiton edhe ne Sardenje ndaj Kaljarit.

 

 

Bajerni i Mynihut nuk arrin te përfitoje nga çmenduria e Borusias se Dortmundit dhe madje diferenca mes tyre shkurtohet me nje pike. Gjithsesi derbi i Ruhrit Dortmund Shalke ishte ndoshta me i çmenduri i te gjitha kohërave. Verdhezinjte kryesuan pas 25 minutash 4-0,  por ne fund edhe mund ta kishin humbur ndeshjen qe u mbyll 4-4. I dyti është Lajpcigu qe fitoi 2-0 kundër Verder Bremenit dhe tashme distance me kryesuesit është vetëm 3 pike. Kjo sepse skuadra e Jup Hejnkes nuk arriti te fitoje ndeshjen e 10 rresht, por u mund 2-1 ne Monshengladbah. Ne vendlindjen e trajnerit nuk kishte gje per te marre me vete, sepse vendasit kryesuan 2-0 ne pjesën e pare pas nje penalltie te Hazard dhe nje goli te Ginter. Ne te dytën, shkurton Vidal por vetëm kaq. Vendasit janë ngjitur ne vendin e katërt.

 

Ne Angli kryendeshja e javes se 13 te kampionatit ishte ajo ne Anfild Road mes Liverpulit dhe Chelsit. Ne fund pas nje takimi tepër te forte është mbyllur vetëm 1-1 dhe te dyja skuadrat nuk arrijnë te përfitojnë nga barazimi i Totenhemit. Mohamed Salah ne minutën e 65 kaloi vendasit ne avantazh. Egjiptiani shfrytëzoi mjaft mire nje gabim te Bakajokos dhe shënoi duke mos festuar pas golit ne nderim te viktimave te xhamisë ne Egjipt. Por Konte ka nje dore te arte teksa vetëm dy minuta pasi ka hedhur ne fushe Uillian braziliani ja shpërblen. Ne minutën e 85 ai shënon nje gol spektakolar dhe blute marrin nje pike me vete ne Londër.

 

Ne Spanje Atletiko e Madridit shkatërron ne transferte Levanten 0-5 dhe fale golaverazhit parakalon Realin dhe eshte e treta. Skuadra e Simeones gjen edhe dyshen Grizman Gameiro ne ketë ndeshje, pasi francezet ishin protagonist absolute me golat e tyre. Ne minutën e 5 te ndeshjes, gjithsesi ishte nje autogol i vendasve me Suarez qe u hapi rrugën edhe 4 rrjetave te tjera. Gameiro ne minutat 29 dhe 59 per t’i lene vendin Grizman te shënoje edhe dy here dhe ta ngjisin skuadrën ne kuotën e 27 pikëve, tre me pak se Valencia e vendit te dyte qe pret sot Barcelonën.

 

Ne Sardenje Interi nuk ka asnjë problem dhe Ikardi shënon dygoleshin e trete rresh dhe te 5 sezonal, duke u ngjitur ne kuotën 15 gola ne 14 jave kampionat. Ne minutën e 29 shfrytëzon mjaft mire nje rrëmuje ne zonën e vendasve dhe kalon te tijet ne avantazh, zikalterit dyfishojnë shifrat ne te dyten me Brozovic, por Kaljari sikur zgjohet dhe shkurton shifrat me Pavoletin. Por Interi nuk trembet me dhe Ikardi shënon edhe golin e trete dhe skuadra ka 36 pike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *