Baby G në një bisedë me Buçkon ka ndarë detaje nga lidhja e saj me familjen.

Ajo shprehet se ka pasur një vëlla, por i ka vdekur shumë i vogël. Baby G tregon se babait i thonin t’a linte gruan sepse lindte vetëm vajza. Fermerja rrëfen se është shumë e lidhur me babain.

“Jam shumë e lidhur me babain. Ai është shoku im më i mirë. Kemi pasur një vëlla, por ka vdekur beb i vogël. Ka pasur një emër shumë të bukur, Sekret. Mami dhe babi im kanë qenë shumë të rinjë, 17,18 vjeç. Pas djalit,babi im ka lindur tre goca, njerëzit në fshat i thonin lëje gruan se nuk të bën djalë. Mami im e ka vuajtur shumë. Edhe kushërinjtë i thonin lëje gruan. Babi im nuk na ka lënë kurrë, thoshte Zoti ma dha e ma mori një djalë, tani kam tre goca si bota”, tregoi Baby G. /vizionplus.tv

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *