E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Babalja” në Belgjikë për azil, ish drejtues policie e SHISH-i pyeten në gjykatë

Çështja e bujshme e audio-përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike, e njohur si “Babalja”, në të cilin thuhej se vëllai i ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, ishte i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës vijoi sot me thirrjen e dëshmitarëve.

Në seancë mungonte personazhi kryesor Albert Veliu i cili ndodhet ne Belgjikë ku ka kërkuar azil ndërsa i pranishëm ishte Fredi Alizoti.

Në gjykatë dëshmuan ish drejtori i policisë së Fierit, Albert Nushi , nën drejtori Andon Marko, si dhe ish efektivi Erzen Breçani.

Këta persona që rezultojnë se kane dale në përgjime me Fredi Alizotin dhanë shpjegime para gjykatës ku gjithashtu u paraqitën edhe 2 efektivë të shërbimit informativ shtetëror.

Reklamë

Ndërkohë dy të pandehurit e tjerë për audio-përgjimin fals, ish deputeti demokrat Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi nuk ishin në seancë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë