E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Babai i Kaçifas tek Krimet e Rënda, në fokus akuzat ndaj RENEA-s

 

Babai i Konstandinos Kacifas paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Jani Kaçifa do të pyetet nga organi i akuzës në lidhje me pretendimet që familja ka për vdekjen e 35 vjecarit i cili u qëllua nga forcat RENEA të dielen e kaluar në Bularat pasi kishte qëlluar me armë ne mes të fshatit ndaj forcave “Shqiponja”.

Babai i minoritarit të vrarë shoqërohej tek Krimet e Rënda nga një përfaqësues ligjor I familjes “Kacifa”.

Reklamë

Familja e Konstandinos Kacifa ka akuzuar forcat e rendit se kanë vrarë qëllimisht djalin e tyre pasi sipas tyre një gjë e tillë mund të shmangej përsa kohe 35 vjecari po tentonte të dorëzohej.

Motra e viktimes gjithashtu ka thënë një ditë më parë se RENEA kishte bërë terror në familjen “Kacifa” pas ngjarjes duke I vënë armën në kokë nënës dhe babait të saj.

Më shumë video

Reklamë