9-vjecarja Parvana Malik nga Afganistani është bashkuar me nënën, motrat edhe vëllezërit e saj, pasi një një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e “shpëtoi” nga bashkëshorti 55-vjeçar.

 

“Jam vërtet e lumtur” u shpreh vogelushja  para gazetarit të “CNN”, i cili e shoqëroi familjen në një ambient të sigurt. Një muaj më parë, më 1 nëntor, babai i të miturës e shiti tek një burrë 55vjeç, pasi e pa si të vetmen mënyrë për të siguruar disa të ardhura për të siguruar ushqimin për pjesëtarët e tjerë të familjes. Abdul Malik, para se të dorëzonte vajzën ishte shprehur që ishte i mposhtur nga ndjenjat e fajit dhe turpit.

 

“Ne jemi tetë anëtarë të familjes.Duhet të shes për të mbajtur gjallë anëtarët e tjerë të familjes. Unë jam mposhtuar nga  faji, turpi dhe shqetësimi”, u shpreh babai i të miturës.

 

“Një plak” me vetulla të bardha dhe mjekër të bardhë të trashë, kështu e kishte përshkruar atë kohë Parvana bashkëshortin 55-vjeçar. Parvana është një nga shumë vajzat afgane, të cilat janë shitur për martesë, ndërsa kriza humanitare në vend thellohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *