E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Babai dhe djali 14 vjeç shisnin kokainë, policia e Durrësit i kap në flagrancë

Policia e Durrësit ka arrestuar babë e bir dhe një tjetër është vënë nën hetim për shitje kokaine në doza të vogla.

Në pranga ka përfunduar A. I., 45 vjeç dhe djali i tij, F. I., 14 vjeç, ndërsa po procedohet A. P., 36 vjeç.

Arrestimi u bë pasi në lagjen nr. 17, ata u kapën duke duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla.

Për pasojë, shërbimet e policisë sekuestruan 10.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 7 aparate celularë, një automjet, një shumë parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë