E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Azilkërkuesit, Merkel marrëveshje me 14 shtete të BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka konfirmuar mbështetjen e 14 anëtarëve të Bashkimit Evropian, të cilët janë të gatshëm të nënshkruajnë marrëveshjen për të marrë sërish azilkërkuesit.

Marrëveshjet janë bërë publike në një letër që Merkel u ka dërguar dy liderëve të partnerëve të saj të koalicionit. Ajo shkruan se azilkërkuesit që kanë arritur në Gjermani, paraprakisht janë regjistruar në shtetet e tjera të BE-së, duhet të vendosen në qendra të posaçme brenda BE-së, ku do të procesohen kërkesat për azil.

 

Pjesë e listës së shteteve që janë të shprehur të gatshëm për të pranuar emigrantët, janë Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë shtete që kanë kundërshtuar propozimet për ndarjen e përgjegjësive për pranimin e azilkërkuesve në mbarë Evropën.

Reklamë

 

Ndër të tjera pjesë e listës së shteteve që kanë arritur marrëveshje me Merkelin janë Belgjika, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia dhe Suedia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë