Franca do të diskutojë sot para Asamblesë Kombbëtare disa cështje të rëndësishme që lidhen me emigracionin.

 

Partia ne qeveri e Presidentit Macron e ka kërkuar vetë këtë debat për të diskutuar mbi procedurat e azilit në Francë.

 

Cështjet e emigranteve janë duke dominuar zhvillimet e brendshme politike ne shumë vende të europës dhe nga kjo gjë nuk bën përjashtim edhe Franca, një shtet që ka mirëpritur më shumë se të tjerët integrimin e të huajve në shoqërinë e vet.

 

Mirëpo duket se partia e Macron është gati ti “shtrëngojë” disi procedurat në lidhje me marrjen e azilit e për këtë arsye ka kërkuar një diskutim më të gjërë në lidhje me këtë cështje ne Asamblene Kombëtare.

 

Kuptohet, me shumë interes një gjë e tillë dhe ky debat 2 orësh në Asamble do të jetë edhe për Shqiperinë duke qënë se presidenti Macron pak ditë më parë kishte deklaruar se një pjesë e kërkesave për azil vijnë nga vende të cilat kërkojne të hapin negociatat me BE-në, duke nënëkuptuar këtu Shqipërinë apo Maqedonine e Veriut.

 

Franca është një nga ato shtete, bashkë me Holandën dhe Danimarken që ende nuk kanë marrë një vendim nëse do të jenë pro ose kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *