Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare Asdren Llullaku, shkëlqeu ne javen e 8 te kampionatit rumun, duke mundur i vetëm kampionet ne fuqi te Astra Giurgiu. Gaz Metan Medias fitoi 2-0 ne fushën e këtyre te fundit, ndërsa ishte pikërisht 28-vjeçari nga Istogu autor i dy golave. Pas nje pjese te pare te barabarte, Llullaku gjeti rrjetën ne minutën e 71, ndërsa 8 minuta me vone shenoi edhe golin e dyte duke fundosur vendasit te cilët kete sezon “notojnë” ne ujerat e turbullta te rënies nga kategoria. Edhe ne këtë ndeshje lojtari shqiptar, nuk harroi te festonte me duart si shqiponje si per te treguar se është gjithmonë i gatshëm t’i bashkohet kombëtares se De Biasit. Ky ishte goli i 6 me fanellën e Gaz Metan per Llullakun ne sezonin e tij te peste ne kampionatin rumun. Futbollisti shqiptar u afrua ne kombëtare ne vitin 2013 se bashku me Gjasulen, Abrashin dhe vullnet Bashen per ndeshjen e 7 qershorit kundër Norvegjisë, por pa arritur te debutonte duke qëndruar ne stolin e rezervave. Pas disa kohesh, ai nuk u ftua me nga tekniku italian, ndërsa futbollisti deklaroi se ishte i gatshëm te përfaqësonte edhe Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *