Subscribe

Refugjatet dhe siguria janë dy çështjet ku do te fokusohet vizita e e komisionerit europian per emigracionin, Dimitris Avramopulos ne Tirane ditën e premte. Sipas agjendës zyrtare, komisioneri do të nisë takimet me kryeministrin Rama, me të cilin do të diskutojë për rreth 30 minuta. Pas kreut të qeverisë, zyrtari i lartë i unionit mban takime me presidentin Nishani, ministrin e Jashtëm Bushati, për të vijuar më pas me bisedime më të gjata më ministrin e brendshëm Tahiri. Pas kësaj tryeze, në mesditë dy zyrtarët e lartë do të mbajnë dhe një konferencë për mediat ku do të flasin për pikëtakimet e Brukselit dhe Tiranës, lidhur me çështjen e refugjatëve, por dhe sigurinë rajonale. Gjatë vizitës në Shqipëri, komisioneri për çështjet e emigracionit do të ketë dhe një drekë pune me kryetarin e parlamentit Ilir Meta. Kjo vizite mbahet ne nje kohe kur Shqipëria po përmendet si nje nga rrugët e mundshme te kalimit te emigranteve për shkak te bllokimit te korridorit ballkanik. Me herët zedhenesja Natasha Berto sqaroi se Komisioni Europian se bashku me misionin Frontex po monitoron çdo ndryshim te mundshëm te rrugës emigratore dhe është ne kontakt te vazhdueshëm me vendet e rajonit, qe mund te ndihmojnë nëse do te jete e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *