Subscribe

Prej muajsh opinioni publik dhe shumë organizata që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe të medias në vend, “ziejnë” nga debati mbi përmbajtjen e asaj që iniciuesi, kryeministri Rama, e ka cilësuar si Paketa Antishpifje.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, avokatja e njohur Margarita Kola, për të folur për këtë çështje si dhe për dokumentin që qarkulloi për ndryshimet e reja në Kodin Penal është shprehur se në fakt, shpifja dhe fyerja janë vepër penale për të gjithë jo vetëm për gazetarët.

“Pra, nëse mediat online shpifin apo fyejnë, sepse Kodet Penale të vendeve përkatëse e parashikojnë edhe shpifjen edhe fyerjen, se këto janë dy rreziqet që mund të sjellë media. Ne kemi në Kodin tonë të përcaktuar edhe shpifjen edhe fyerjen, nuk ka pse gazetarët të trajtohen ndryshe, sepse kur këto konsumohen si kundravajtje personale kanë të njëjtat element. Njëlloj do ta konsumojë edhe gazetari edhe individi tjetër. Por, dikutimi që bëhet sot për median online, që ta specifikojmë, bëhet për mënyrën se si media online të shihet dhe të kontrollohet përsa i përket më shumë evazionit fiskal.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *