E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Video · Politikë

Avokati: S’është përgjegjës vetëm Basha për gjendjen e PD-së, por edhe ata që flenë

Avokati Adriatik Lapaj e konsideron një vendim pozitiv hapjen e Partisë Demokratike për hyrje të reja në prag të fushatës së zgjedhjeve dhe rikthimin e disa prej figurave kryesore.

I ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin “Kapital”, Lapaj tha se PD nuk duhet të shikohet vetëm si një pronë e aktorëve politikë që përfaqojnë sot këtë forcë politike apo që e kanë themeluar dje.

Sipas tij, përgjegjës për gjendjen ku ndodhet opozita nuk është vetëm lideri Lulzim Basha, por edhe një pjesë e madhe e atyre për të cilat tha se “flenë” dhe kanë frikë nga kjo hapje.

“Kriteri i PD duhet të jetë e ndershmja dhe e pandershmja. Duhet të ketë guxim anëtarëisa aty brenda që t’i thonë se çfarë është gabim e çfarë është e saktë. Poshtë kryetarit duhet të ketë një armatë që janë profesionistë të mirë. Edhe kur kryetari bën gabim, reflektojnë dhe ndryshojnë në vazhdimësi. Nuk e shoh përgjegjësinë edhe në këto vite të opozitës vetëm tek Basha, por edhe te një pjese e madhe e atyre që meditojnë dhe flenë në PD dhe që kanë frikë nga hapja se duan të jenë në listat e ardhshme apo të fusin ndonjë shok.”

Më shumë video

Reklamë