Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Raporti: Mbi 900 ekzekutime në Iran që nga fillimi...

“Negociatat me Iranin mund të rifillojnë”, Trump: SHBA ka...

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në kohë lufte,...

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë në bastisjen...

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur...

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë...

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e Ngushticës Bab...

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë dhe Portugali,...

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend të ri...

Itali/ U kap me pako kokaine në trup e...

Avokati Logu reagon pas vendimit të SPAK për arrest shtëpie: Po dërgoja vajzën në kopësht kur më ndaluan, nuk kam kryer asnjë shkelje ligji

10 Shtator 15:09

Avokati Besart Logu ka reaguar publikisht pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që e la atë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën dyshimin për ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Në një reagim zyrtar në rrjetet sociale, Logu sqaroi se është ndaluar mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, nga agjentët e Krimit Ekonomik pranë banesës së tij, teksa shoqëronte vajzën në kopsht. Atij i është komunikuar vendimi i GJKKO për kontroll personal, të banesës dhe zyrës. Sipas tij, gjatë kontrolleve nuk është gjetur asnjë provë apo send i paligjshëm që lidhet me hetimin.

Lexo edhe :

Related Posts

I mori 8 mijë euro një klienti për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu

Avokati Besart Logu:

Reagim zyrtar!

Sot, rreth orës 08:30 të mëngjesit, tek po çoja vajzën në kopësht e për të nisur më pas rutinën ditore, jam ndaluar në hyrjen e pallatit nga agjentë të Krimit Ekonomik të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ku më është komunikuar vendimi i GJKKO në lidhje me masën e sigurimit dhe të kontrollit personal, të banesës si dhe të zyrës ku ushtroj aktivitetin.

Gjatë kontrollit nuk u gjend asnjë send i paligjshëm apo çdo provë tjetër që ka lidhje me objektin e hetimit.

Nga sa më sipër sqaroj se:

1. Nga ana ime nuk është kryer asnjë veprim që mund të ngrejë dyshime për ndonjë vepër penale të mundshme. Gjatë gjithë karrierës time si avokat kam shërbyer me devotshmëri dhe përgjegjshmëri të lartë duke patur prioritet vetëm interesin e klientit dhe kjo brënda kornizave që rregullon ligji.

2. Në lidhje me rastin konkret, nuk jam përfshirë në asnjë episod korrupsioni apo akti të paligjshëm. Kam bërë vetëm punën e avokatit, si në ngritjen e mbrojtjes ashtu edhe në takime me familjarë e të njohur të klientit qofshin këto edhe agjentë të infiltruar. Jam në gjendje të provoj çdo akt timin dhe t’i dal për zot të gjitha pretendimeve që ka ngritur Prokuroria. Kjo sepse nuk ka ndonjë gjë të re përveçse përditshmërisë së një avokati.

Lajmi i keq në gjithë këtë histori është se po tentohet kriminalizimi i sjelljes së avokatit. Kjo tendencë duket edhe tek ndryshimet e Kodit Penal ku qeveria vlerëson si element penal edhe rastin kur ke marrë më shumë para nga sa ke ofruar shërbim.

Kështu, jam i gatshëm të përballem me këtë akuzë sepse jam i bindur në një të vërtetë absolute:
▪︎ Nuk kam marrë para për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
▪︎ Nuk kam takuar asnjë zyrtar drejtësie
▪︎ Si dhe nuk është marrë mbrapsht asnjë shërbim i kundraligjshëm.

Këtë e provon çështja në fjalë dhe e gjithë ecuria e saj.

I vetmi problem momental për mua është shqetësimi i krijuar tek familja e tek të njohurit të cilët gjej rastin t’i falenderoj per suportin moral që më kanë dhënë.

P.S. kur isha para agjentëve të Policisë mu kujtua skeçi i Fadil Hasës ku prokuroria politike e kohës i komunikonte akuzat dhe ai fliste me vete “Sa i rrezikshëm paskam qenë”!

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Avokati Besart Logu Reagon

Nga e njëjta kategori

Raporti: Mbi 900 ekzekutime në Iran që nga fillimi i vitit

më shumë...

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është “arma” që ul kolesterolin dhe pastron enët e gjakut

më shumë...
Autori i dyshuar, Sokrat Vata

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Po ndjekim rastin, s’kemi ende informacion zyrtar

më shumë...

“Negociatat me Iranin mund të rifillojnë”, Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” të Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:44

Raporti: Mbi 900 ekzekutime në Iran që...

10:41

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

10:23

Studimi zbulon ushqimet që ndikojnë në humor,...

Autori i dyshuar, Sokrat Vata
10:22

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, reagon qeveria...

9:54

“Negociatat me Iranin mund të rifillojnë”, Trump:...

9:50

Sa kafe është mirë për shëndetin?

9:33

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në...

9:22

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

8:47

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë...

8:34

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës,...

8:25

Akuzohet për përdhunimin e një italianeje, arrestohet...

7:51

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi...

7:23

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e...

7:07

U vra me thikë në Ksamil, ky...

6:55

Dielli nuk është armiku? Ja sa minuta...

6:34

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë...

6:08

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend...

5:53

Përplasja e skafeve në Koman, 4 të...

5:41

Varreza masive në Zubin Potok, gjenden mbetje...

5:32

Itali/ U kap me pako kokaine në...

Më të klikuarat

  • “I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin port...
  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes...
  • “Na çudite”, ndjekësit të surprizuar me ndryshim...
  • U vra me thikë në Ksamil, ky është 20-vjeçari portugez
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.