E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Avokati i Shullazit kundërshton provat e prokurorisë

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Mece kërkoi pafajësi per klientin e tij. Ne seancen e kesaj te marte ishte radhe e mbrojtjee te paraqiste argumente e saj. Sipas avokatit Meci akuzat e ngritura ndaj Shullazit janë të pabazuara në prova e në fakte.

 

Meçe u shpreh se prokurori i nisi hetimet pas një deklaratë të bërë publike nga ish-kryeminiatri Sali Berisha se Emiljano Shullazi kishte kërcënuar Mynyr Konin e Dhori Kulen.Sipas avokatit, deklaratat nga njerëz të politikës kanë ndikuar edhe tek opinioni publik për të besuar akuzat ndaj Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

 

Reklamë

Ai sqaroi më tej, se theniet  e Ylvi Beqjas janë kontradiktore pasi kontratat janë kryer para noterëve.

Vladimir Meçe paraqiti konkluzionet përfundimtare edhe për Endrit Qyqen per te cilin gjithashtu kërkoi pafajësinë.

Ndërkohë, avokatët e 3 të pandehurve të tjerë, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Blerim Shullazit kërkuan më shumë kohë për shkak të dosjes voluminoze.

 

Kërkesa e tyre u pranur dhe seanca e rradhës u caktua më 13 nëntor, ku pritet që gjykata të japë edhe vendimin për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij. Për ta, organi i akuzes kërkoi dënimin në total me 64 vite burgim nga të cilat 17 vetëm për Emijano Shullazin.

 

Shullazi dhe anëtarët e grupit akuzohen për veprat penale “Krijim grupi të strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku, “kanosje për shkak të detyrës”, në dëm të Mynyr Konit e Dhori Kules. Seanca u ndoq edhe nga perfaqesues te ,mabsades amerikane dhe asaj gjermane.

Më shumë video

Reklamë