Pak ditë më parë, Partia Demokratike ka vendosur që të tërheqë firmar për kandidaturën e Avokatit të Popullit.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, PD bën me dije se kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë.
Por gazetarja e Vizion Plus Mola Luku mëson se Partia Socialiste nuk e njeh tërheqjen e firmave të PD për Avokatin e Popullit
Në këto kushte mëson gazetarja, çështja e AP do të kalojë për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve siç është parashikuar dhe pritet kalimi për votim në seancë.
Vendimi i PD për tërheqjen e firmave erdhi pas mbështetjes që PS i dha kandidaturës së Endri Shabanit.
Kujtojmë se kandidatët në garë për vendin e Erinda Ballancës, janë shtatë: Aranita Brahaj, Besim Ndregjonaj, Jola Hysaj, Tartar Bazaj, Ardiana Kalaja, Endrit Shabani dhe Skënder Haluci./vizionplus.tv





