Subscribe

 

Avokati i familjes Kaçifa deklaroi se autoritetet shqiptare kanë lejuar mjekun ligjor grek Theodhoros Vujuklaki dhe atë vetë që të shikonin trupin e viktimës në morgun e gjirokastrës. Mbrojtësi ligjjor u ankua se ata ishin lënë vetëm pesë minuta, kohë e pamjaftueshme për të bërë punën sic duhej.

 

KOSTAS JOVANOPULOS

AVOKAT I FAMILJES KAÇIFA

 

Se pari te sqarojme qe nuk jam mjek, po, na lejuan per pese minuta te shihnim kufomen. Une isha shoqerues, rolin kryesor e kishte mjeku ligjor. Pame dy plage ne zonën e zemrës, që tregonin se plumbat ishin hequr nga trupi. Dhe asnjë shenjë tjetër për tu vlerësuar. Me mjekun ligjor dolëm në përfundimin se nuk ishte qëlluar nga arma në kontakt më trupin.

Plagët që ka në shpinë dhe në kraharor, janë qepur , ndërsa trupi ishte larë. Nuk kishte kuptim të rrinim më shumë pasi plagët ishin qepur. Nuk kishte plagë në këmbë. Nuk e lanë doktorin ta bënte punën sic duhej, bëri vetëm një vëzhgim makroskopik. Kaq mund të shihnim.

 

Trupi i Kacifas u soll ne Tirane, mbremjen e se martes per ekspertize te thelluar me kerkese te familjes e cila perpos kesaj kishte kerkuar autopsi nga nje mjek ligjor grek, gje e cila nuk u pranua nga autoritetet shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *