Zgjatja e procesit të hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, sipas avokatit Haxhia vjen si shkak i mungesës së provave nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

 

Sipas avokatit zoti Tahiri nuk është thirrur asnjëherë nga Prokuroria per tu pyetur per hetimin qe po kryhet ndaj tij.

 

“Sot qe ne flasim Saimir Tahiri nuk eshte thirrur asnjehere nga prokuroria per hetimin qe po kryet ndaj tij. Ne kemi kerkuar qe te pyetemi ne kuader te hetimit.”

 

Gjatë diskutimit në Real Story, avokati është pyetur nga analisti Eduard Zaloshnja në lidhje me faktin se si po shkon çështja e hetimit për Tahirin në Shqipëri.

 

Avokati ka thënë se zgjatja e procesit hetimor nga ana e Prokurorisë ka ardhur si pasojë se organi i Prokurorisë nuk ka prova mjaftueshëm, dhe se procesin e ka bazuar në kërkesën për hetime në dosjen e Prokurorisë së Catanias, dhe se më shumë organi i akuzës ktu është marrë me dërgimin e fletë kërkesave dhe jo me hetimin e akuzave reale.

 

Gjithashtu ai theksoi se tashmë me vendimin më të fundit nga drejtësia italiane bie poshtë pretendimi i prokurorisë shqiptare së është në pritje të letër porosisë nga organet italiane.

 

Ndërkohë data e fundit që do ti japë fund çështjes Tahiri është 17 janari, ku do të shikojmë çdo detaj në lidhje me vendimin që do të ketë Prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *